Në ndeshjen kundër Real Betis që e fitoi 4-1, Granada shënoi një faqe në analet e historisë së kampionatit spanjoll të futbollit. E bëri këtë me formacionin titullar.

Lucas Alcaraz Traineri i Granadas e parafundit në renditjen e la Liga, zbriti në fushën e lojës me 11-shem më ndërkombëtare të mundshme.

Për herë të parë në të gjithë historinë e kampionatit spanjoll një ekip filloi ndeshjen me 11 lojtarë të 11 kombësive të ndryshme.

Vetëm një prej tyre, mbrojtësi Hector ishte spanjoll, ndërsa 10 të tjetërët me kombësi të ndryshme si kolumbiane, islandeze, uruguajane, kamerun, ganeze dhe franceze.

Në 27 futbollistë që ka Granada vetëm 5 prej tyre janë spanjollë.

Tv Klan