Granit Xhaka nuk do të ketë pasoja për akuzat rreth një incidenti në aeroportin Heathrow të Londrës ku sipas mediave angleze i ishte drejtuar me fyreje raciste një punonjëse të shoqërisë fluturimeve.

Mesfushori i Arsenal u mor në pyetje nga policia, që nuk pa asnjë arsye që të ngarkonte me përgjegjësi futbollistin. Granit Xhaka e ka mohuar një reagim të tillë.

Asnjë telash për 24-vjeçarin, i cili pritet t’i rikthehet fushës së lojës, pasi e përfundoi pezullimin me 4 ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në takimin e 22 janar me Burnley.

Granit Xhaka u afrua këtë sezon tek Arsenal si një përforcim i duhur për mesfushën, por loja e tij e ashpër e ka penalizuar në disa raste me kartonë të kuq. Në 27 ndeshje me fanellën e tTopçinjve të Londrës ai ka shënuar 3 gola./ TV KLAN