Përgatitja – 2 orë

Përbërësit për 4 persona:

150 ml kafe ekspres

255 ml ujë

100 gr sheqer

Përgatitja:

Treteni sheqerin në kafen e nxehtë që vlon, shtoni ujin dhe lëreni të ftohet. Hidheni në një enë dhe vendoseni në ngrirje. Trazojeni masën herë pas here, me një rrahëse, duke shkërmoqur pjesët që mund të kenë nisur të ngrijnë. Vazhdoni kështu derisa granita të jetë shndërruar në një masë homogjene. Hiqeni nga ngrirja dhe shërbejeni në katër tasa individualë.

/tvklan.al