Një vit më vonë, marshimi i grave kthehet në Washington për të protestuar ndaj  presidentit Trump, por  edhe për të treguar fuqinë e grave. Ato kërkojnë të hidhet dritë mbi të gjitha rastet e ngacmimeve  seksuale në ambientet e punës. Nismës i janë bashkuar mijëra njerëz, mes tyre dhe shumë aktore të famshme si Scarlett Johansson, Mila Kunis, Natali Portman, Upi Goldberd e Eva longoria.

Mahdieh Zadeh, me prejardhje nga Irani, theksoi se ka dalë për të shprehur qëndrimin e tyre për liri, paqe dhe drejtësi për të gjithë. ”Jemi mbledhur këtu për t’i dhënë fund urrejtjes ndaj grave, burrave dhe emigrantëve”, theksoi Zadeh.

Fatma Novin, tha se është dëshmitare e shumë padrejtësive që bëhen. “Në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet, duhet të filloni atje ku ndodheni”, tha ajo.

Gratë mendojnë se këtë vit janë më të fuqishme dhe kanë bërë një punë të mirë duke ngritur zërin kundër padrejtësive. Protestuesit mbanin të veshur  ngjyrën  rozë dhe pankarta me  mbishkrimi  si  fuqia e grave apo do të rezistojmë. Protestat nuk shkuan pa u vënë re nga Shtëpia e Bardhë. Trump shkroi Twitter se është “një ditë e përkryer për të gjitha gratë që të marshojnë”. Duke përmendur se në këto 12 muaj  është  shifra më e ulët ë papunësisë në 18 vite.

Klan Plus