Organizata Botërore e Shëndetësisë preferon që një maternitet të mos kryejë më shumë se 15 përqind të lindjeve me metodën cezariane (përmes operacionit), kurse në Kosovë, shkalla e lindjeve me operacion ka arritur në 30 përqind.

Peja që prin në listën e spitaleve me këtë statistikë të lartë, gjatë këtij viti ka marrë masa që të ulë drastikisht lindjet me operacion.

Brenda sallës së lindjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si një nga maternitetet më të mëdha në Kosovë, nuk ndodh kurrë që brenda një ore të mos lindë një fëmijë.

Siç shkruan

KlanKosova

, sado që kjo duket jo gjithherë e zakonshme për prindërit dhe familjet që u vijnë fëmijë në jetë, procesi i lindjeve është edhe një rutinë për stafin gjinekologjik të QKUK-së.

Në sallën e lindjeve në QKUK, stafi i mesëm tashmë kryesisht janë me fakultet të mbaruar. Nëpër duart e këtyre mamive që bashkë me mjekët asistojnë në lindje kalojnë me qindra lindje brenda një viti.