U duhet të luftojnë gjithnjë me paragjykimet, të kapërcejnë pengesa të shumta e megjithatë gratë jo vetëm nuk dorëzohen, por ia kanë dalë të jenë në pozicione drejtuese.

Revista

Forbes

 ka publikuar një listë të grave më të fuqishme në disa fusha. Kryesuesja e grave më të fuqishme në media është pa dyshim Anna Wintour, redaktorja e

American Vogue

për gati 30 vite. 

Anna ka fituar reputacionin si një nga personazhet më me ndikim në fushën e modës. Ajo ka  qenë dhe frymëzimi për personazhin e filmit “Djalli  vishet me prada”. Pas saj vjen drejtuesja  e  NBC Universal  Bonnie Hammer dhe vendin e tretë e mban drejtuesja ekszekutive  e  20th  Century Fox, Stacey Snider.

Por gratë nuk janë të fuqishme vetëm në media, ato tani po dominojnë dhe politikën. Ato kanë  ndërmarrë reforma të mëdha, por gjithashtu edhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën  e  historisë botërore.

Në vendin e parë është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila përmes politikave të saj ka mundësuar rritjen e  ekonomisë  në  Gjermani  dhe ka  ulur papunësinë. 

Nr 2 është Theresa May, kryeministria aktuale e  Britanisë, vend që një vit më parë e mbante Hillary  Clinton. Por këtë vit ajo renditet më poshtë se vajza e presidentit amerikan, Ivanka  Trump, e cila renditet e 6 në  listë. 

Të tjera gra që renditen në këtë listë janë Federica Mogherini, Mbretëresha Elizabeta II dhe  shumë presidente apo kryeministre në shumë shtete të botës. 

***

Nr. 1: Angela Merkel, kancelare Gjermani

Nr. 2: Theresa May, Kryeministre , U.K.

Nr. 3: Tsa Ing-Wen, Presidente, Tajvan

Nr. 4: Michelle Bachelet, Presidente, Kili

Nr. 5: Federica Mogherini, Shefi i Politikës së Jashtme, Bashkimi Evropian

Nr. 6: Ivanka Trump, këshilltare e lartë, Shtëpia e Bardhë

Nr.7: Ruth Bader Ginsburg / Elena Kagan / Sonia Sotomayor, Gjyqtare  e Gjykatës së Lartë

Nr. 8: Mbretëresha Elizabeta II

Nr. 9: Shejh Hasina Wajed, Kryeministre, Bangladesh

Nr. 10: Beata Maria Szydlo, Kryeministre, Poloni

Nr. 11: Aung San Suu Kyi, Këshilltare Shtetëror, Myanmar

Nr. 12: Sheikha Lubna Al Qasimi, Ministre për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, U.A.E.

Nr. 13: Jacinda Ardern, Kryeministre, Zelanda e Re

Nr. 14: Kolinda Grabar-Kitaroviç, Presidente, Kroaci

Nr. 15: Nicola Sturgeon, Ministri i Parë i Skocisë, U.K.

Nr. 16: Nikki Haley, Ambasadore në Kombet e Bashkuara, U.S.

Nr. 17: Erna Solberg, Kryeministre, Norvegji

Nr. 18: Elvira Nabiullina, Guvernatore, Banka e Rusisë

Nr. 19: Liyuan Peng, Zonja e Parë, Kinë

Nr. 20: Hillary Clinton, Ish kandidate presidencial, SHBA

Nr. 21: Dalia Grybauskaite, Presidente, Lituani

Nr. 22: Kersti Kaljulaid, Presidente, Estoni

Burimi: KLAN PLUS

Përgatiti: V. Masho