Anti-droga greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë zbuluar një sasi të madhe droge, që kishte si destinacion Shtetin Islamik. Pas hapjes së një kontenieri në portin e Pireut, u zbuluan 26 milionë pilula Tramol dhe Τramadol. Droga kap shifrën e 13 milionë eurove.

Sipas medieve helene droga ishte nisur për në Tobruk të Libisë. Kjo lloj droge, Tramol dhe Τramadol, përdoret nga ekstremistët për të mposhtur frikën gjatë sulmeve vetëvrasëse që kryejnë.

Menjëherë pas përdorimit të tyre, përdoruesi ndjen rritje në forcën e muskujve, rritjen e dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim./tvklan.al