Një sasi e konsiderueshme kanabis u sekuestrua nga policia helene në në Portin e Patrës. Referuar medieve greke thuhet se është bllokuar 370 kilogramë kanabis.

Droga ishte vendosur në tavanin e një kamioni me targa greke, që do të nisej nga Porti i Patrës me destinacion Italinë.

Burime të medieve greke nga policia thonë se droga i përkiste një organizate shqiptare. Po ashtu destinacioni final ishte Holanda. Në pranga deri tani është vënë shoferi i kamionit, një 62-vjeçar, ndërsa hetimet po zhvillohen në tre shtete: Greqi, Holandë e Shqipëri./tvklan.al