Disa pako me lëndë narkotike janë gjetur pranë shkëmbinjve në bregdet në qytetin e Lefkadas.

Pakot e dyshimta u vunë re nga disa oficerë policie që po patrullonin dhe informuan kolegët e tyre të sigurisë. Nga ekzaminimi që ju bë katër pakove të dyshimta u zbulua se brenda tyre kishte kanabis. Pesha totale ishte 53 kilogramë.

Lënda narkotike u konfiskua dhe ka nisur një hetim për të zbuluar nëse pakot me drogë ishin fshehur qëllimisht tek shkëmbinjtë apo kishin rënë në det gjatë trafikimit me skafe nga brigjet shqiptare. Kujtojmë se para disa javësh u kap një skaf me 1.6 ton kanabis që dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria. Në bordin e skafit u arrestuan dy shqiptarë dhe një italian. /

tvklan.al