BurguNjë shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm ka vrarë sot me thikë një guardian të burgut të Malandrinos në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari e ka qenë në gjendje amoku kur e ka qëlluar viktimën.

I burgosuri mësohet të ketë kërcënuar edhe gardianët e tjerë që sipas tij nuk e kanë lejuar të takohet me nënën.

Ai u neutralizua më pas nga rojet e sigurisë së burgut ku vuante dënimin dhe iu dorëzua policisë.

Gardiani i burgut që gjeti vdekjen ishte baba i dy fëmijëve.