Një 32-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një atentat në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në lagjen “Keratsini” të Pireut.

Viktima i identifikuar si Rigert Dervishi, u qëllua me 10 plumba në makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.

Fillimisht u raportua për një shkëmbim zjarri me policinë, por më pas rezultoi se ndaj shqiptarit ishte kryer një atentat. 

Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike.

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të vrasësve. Nuk përjashtohet mundësia që ata te kenë qenë në makinë me viktimën.

Policia po heton edhe mbi motivin e krimit, por pa përcaktuar ende një pistë kryesore, pasi po mbledh të dhëna mbi aktivitetin e viktimës.

Trupi i të riut shqiptar është dërguar në morgun e spitalit shteteror të Nikeas./tvklan.al