national-bank-of-greeceAdministrata shtetërore greke është përfshirë nga një tjetër skandal, që zë fill me nisjen e krizës ekonomike në vitin 2010.

Nga një hetim i nisur prej muajit gusht nga Trupa Kundër Krimit Ekonomik, rezulton se mbi 1.5 mld euro kanë dalë jashtë Greqisë nga llogaritë e nëpunësve të administratës publike në formë remitancash.

Nën hetim për evazion fiskal është një listë me emrat e 5260 nëpunësve të administratës publike.

Nga kjo listë, rezulton se të paktën 415 persona kishin kërkuar të largoheshin nga puna apo të dilnin në pension, në mënyrë që të zhduknin gjurmët e transaksioneve drejt bankave të huaja.

Nga përllogaritjet, rezulton se çdo nëpunës, ka nxjerrë jashtë vendit të paktën 270 mijë euro.

Qëllim i hetimit ishte gjithashtu të evidentohej nëse llogaritë e fryra bankare justifikohen ose jo nga të ardhurat e tyre mujore apo vjetore.

Mediat greke bëjnë të ditur se në periudhën e krizës është regjistruar dalja më e madhe e parave nga Greqia, nga frika e falimentimit të sistemit bankar vendas dhe daljes nga Eurozona.

Ekspertët thonë se rrjedhja e 1.5 miliardë eurove nga nëpunësit shtetërorë është vetëm maja e ajsbergut, krahasuar me paratë e biznesmenëve.

Tv Klan