Deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, mediat greke e kanë cilësuar si një tjetër provokim. Glevin Dervishi, një ditë më parë veshur me bluzën e Kombëtares shqiptare, theksoi se çështja çame duhet të diskutohet mes dy vendeve, por kjo nuk mund të futet në fushën e blertë.

Pikërisht veshjen e tij me bluzën e Kombëtares, gazeta greke “Protothema”e ka clësuar si një provokim nacionalist.

glevin

“Greqia është fajtore. Kujtoni genocidin në Çamëri, 100.000 viktima shqiptare”, shkruhej në anglisht, në banderolën që u mbajt për disa minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

banderola

Ndërkohë Ministria e Jashtme greke do të kërkojë shpjegime nga Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi, si dhe homologu i tij francez, Christophe Chanetpy.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thënë se shpalosja e banderolës është nxitur nga “disa qarqe që duan të minojnë përpjekjet për një afrim të ri midis Greqisë dhe Shqipërisë”./

tvklan.al