Greqia ka refuzuar propozimin e ri të emrit të Maqedonisë, “Republika Ilindenska Makedonija”. Një ditë më parë, ky variant u duk shumë pranë miratimit. Por, pasi u konsultua me Presidentin e vendit dhe aktorët e tjerë politikë, Kryeministri grek Alexis Tsipras refuzoi këtë propozim. Kryeministri përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhje, por edhe ky emërtim nuk është i pranueshëm.

Ndërkohë, Shkupi zyrtar reagoi duke thënë se emri i ri i propozuar “Republika Ilindenska Makedonija” është një emër me përcaktim kohor dhe është mundësi reale për kompromis duke kënaqur të dyja palët.

Qeveria e Maqedonisë thotë se shpreson ende që ky propozim të rikonsiderohet dhe të pranohet nga Athina zyrtare.

“Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejtat dhe liritë sociale. Dhe nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, duke përfshirë edhe Greqinë. Kjo është lufta e vitit 1903 dhe 1944

”, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase. /

tvklan.al