Këngëtarja dhe gjithashtu konkurrentja e “Dance With me”, Greta Koçi, ka festuar sot ditëlindjen.

Ajo ka mbushur plot 25-vjeç, por sa herë që ajo ka ditëlindjen nuk mund tëshmanget batuta, “ajo është 16 vjeç.”

Në një postim të bërë në Instagram, vetë këngëtarja ka vendosur ta “rifreskojë” këtë batutë në ditëlindjen e saj të 25-të.

“Sot mbusha sërisht 16 vjeç. Faleminderit të gjithëve me zemër për qindra urimet tuaja. Përqafime, Greta, ”

shkruan ajo.

greta

Edhe në skenën e “Dance with me” , ajo ka marrë urimet e të gjithëve dhe një urim partnerit të saj, Nard Ndoka si dhe një buqetë të madhe me lule./tvklan.al