Në të gjitha gjykatat e vendit sot nuk janë zhvilluar seancat gjyqësore, për shkak të një greve të paralajmëruar të avokatëve.

Ata kundërshtojnë caktimin e kufirit të pagës për profesionet e lira.

Sipas tyre, ky vendim shkakton trefishimin e sigurimeve shoqërore, ndaj qeveria duhet të tërhiqet.

Në detyrë janë paraqitur vetëm avokatët e caktuar për masat e sigurisë.

Tv Klan