Banorët e Zharrëzës sëbashku me grevistët ndryshuan formën e protestës. Ata kanë pezulluar grevën e urisë dhe janë nisur në një marshim në këmbë drejt Tiranës.

Banorët e fshatrave të njësisë administrative Zharrëz nisen protestat dhe një grevë urie 3 javë më parë.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara dhe mjedisin nga “Bankers Petroleum” të cilën e akuzojnë për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Një muaj më parë me vendim të qeverisë u ngrit edhe një grup pune i cili nuk ka dalë ende me një raport zyrtar ç’ka çoi banorët në një tjetër protestë dhe grevë urie.

/ TV KLAN