Në ditën e tretë të marshimit të tyre, banorët e Zharrës kanë mbërritur në Durrës, ku dhe janë pritur me duartrokitje nga qytetarët.

Ata planifikojnë që të arrijnë sa më parë në Tiranë për të protestuar përpara ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Por paralelisht me ta, kryebashkiakja e Patosit ka bërë thirrje që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, dëmtimet e të cilave i do të riparohen me paratë e buxhetit të shtetit.

Banorët kërkojnë largimin e Bankers Petrolium dhe pavarësisht pezullimit të kërkimeve të naftës në fushën e Patos Marinzës, ata akuzojnë kompaninë se po vijon e qetë punën. Por kjo gjë nuk pranohet as nga Bankers dhe nga institucionet e qeverisë. Për 19 ditë banorët hynë në grevë urie, ndërsa tani marshojnë për të biseduar me Ministrinë e Energjisë ku si kusht kryesor kanë evakuimin nga zona naftëmbajtëse e Patoz Marinzës.

Tv Klan