Gripi ka shënuar viktimat e para në Shqipëri.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e së enjtes në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi. 

Sakaq, ekspertët thonë se epidemia gripale ka mbërritur në kulmin e saj. Ekspertët e shëndetit publik raportojnë se janë 19 mijë raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë një jave.

Kjo situatë mendohet të zgjasë për afro një muaj.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, si tek të sëmurët ashtu edhe ata që nuk janë prekur ende nga gripi.

Temperaturë e lartë që zgjat nga 3 deri në 7 ditë, kollë dhe dhimbje të kockave janë simptomat tipike të gripit, që ka përfshirë Shqipërinë.

Tv Klan