Gripi shënon viktimën e tretë

Gripi sezonal ka shënuar viktimën e trete. Sipas burimeve zyrtare një tjetër rast fatal si pasojë e komplikacioneve të shkaktuar nga gripi është shënuar në spitali universitar “Shefqet Ndroqi”.

I moshuari, vuante nga sëmundje e mushkërive dhe gjendej i shtruar në gjendje të rëndë në sanatorium.

Aktualisht si pasojë e gripit, janë në gjendje të rëndë po trajtohen në shërbimet reanimatore në kryeqytet, 10 persona, kryesisht të moshuar dhe të sëmurë kronik.

Sakaq epidemia gripale vazhdon të mbajë të mbërthyer Shqipërinë. Edhe pse ritmi i përhapjes së virusit gripal A H3N2 ka ardhur në rënie, numri i të sëmurëve ka shkuar në 21 mijë persona në javë. Ekspertët janë të mendimit se intensiteti i sëmundjes do të vij në rënie në javët që presim./ TV KLAN


Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione