meta-grosso

Për Presidentin e Senatit Italian vetëm me reformat e duhura i gjithë Ballkani mund ta ketë të ardhmen europiane të sigurtë.

Qëndrimin e tij, Pietro Grosso ia ka komunikuar gjatë takimit në Rome, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin kanë ndarë vlerësimin e përbashkët se kërkohet një reformë substanciale në sistemin e drejtësisë, çka do t’i hapte rrugë çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, çka Italia do ta mbështesë fort, garanton Grosso.

Meta dhe Grosso kanë bashkëbiseduar dhe për ndikimin pozitiv multi – rajonal që do të kenë zbatimi i projektit TAP, si dhe për potencialet investuese në sektor të tjerë.

Tv Klan