“Dëshirojmë shumë fëmijë”, kështu deklaron supermodelja Chrissy Teigen për revistën “DuJour”. E teksa bëri këtë deklaratë, bashkëshortja e këngëtarit John Legend, pozoi totalisht nudo.
“Do të doja të kisha 3 ose 4 fëmijë të mitë e më pas të adobtoja të tjerë”, shprehet Teigen për revistën.
Deklaratat e 29 – vjeçares vjen vetëm pak kohë pasi çifti bëri të ditur se do të shpërnguleshin drejt Los Angeles ku planifikojnë të shtojnë familjen e tyre./tvklan.al