Është shfaqur plot shkëlqim dhe në një formë të përkyer fizike, ku mbi çdo gjë bie në sy barku i saj I rrumbullakosur, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani.

E ndodhur në Itali, ku ka shëtitur në dy qytete te mrekulleshme si Milano dhe Venecia, brunja simpatike nuk i ka rezituar fakti që të postojë një foto në profilin e saj në Instagram, ku e veshur me streçe të zeza dhe me një puvoler të bardhë, tregon me krenari barkun.

Duket se Andra po shikon ditët e fundit të shtatzënisë, e cila nga sa duket dhe në foto, i ka dhënë shumë “nur” bukuroshes nga Kumanova.

andrra venezia

Pas shumë zërash ku u përfol se çifti ishte në pritje të fëmijës së tyrë të parë, tashmë çdo gjë konfirmuar nga vetë Andrra.

Ende nuk është bërë e ditur se cila është gjinia e bebit, por ajo që është e qartë tashmë që Andrra dhe Sinani janë në pritje të ethshme për ta  mbajtur foshnjën në duar.

andrra destani ne milano

Çifti u martuan në shtator në një dasmë madhështore, e cila zgjati për 3 ditë me radhë dhe ku ishin të ftuar mbi 1000 persona./tvklan.al