Gjëja e fundit që shumë prindër do të donin të dëgjojnë është se fëmija i tyre është arrestuar. Por, për këtë nënë, arrestimi i vajzës së saj e ka lehtësuar kur dëgjoi në lajme se ajo prangosur, pasi mendon se kjo do i shërbejë si një mësim.

Studentja kishte qenë në një udhëtim me miqtë e saj në Florida,  për ‘pushimet e pranverë’ ku gjatës festës kishin konsumuar alkool dhe kishin dëmtuar plazhin. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak nënës se studentes, por nuk ka mundur ta ndalonte atë.

“Ajo u arrestua duke pirë. Ajo ishte duke mbajtur një kanaçe e birre në plazh edhe pse aty nuk lejohet. E kam porositur dhe herë të tjera, por ajo nuk me dëgjon, fjalët e mija në njërin vesh i hynë në tjetrin e dalin” ka thënë gruaja.

Ajo ka falënderuar policinë duke i çuar një letër. Shefi i departamentit të policisë që e arrestoi studenten në Walton County, Florida, e ka publikuar letrën në faqen e tij në Facebook, ku komentet kanë qenë shumë pozitive./tvklan.al