Një grua solli në jetën fëmijën e saj në mes të rrugës, ndërkohë që kishte dalë për të bërë pazar.

Një video shokuese është postuar në internet, ku gruaja shfaqet në këmbë në mes të rrugës teksa lind fëmijën, përpara se të kthehet në shtëpi duke ecur me beben në krahë.

Ajo mund të dëgjohet duke bërtitur pasi i plasin ujërat. Pak sekonda më pas, bebja bie në këmbët e gruas në tokë.

Lindja dramatike ndodhi në qytetin e Yunfu, në jug të Kinës, përpara syve të shokuar të banorëve të shumtë të zonës.

Në ndihmë të saj, pak minuta më vonë erdhi një infermiere, e cila preu kordonin e kërthizës së bebes.

Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, gruaja, e cila besohet të jetë rreth të 30 -ave, nuk pranoi që të shkonte në spital dhe zgjodhi që të kthehej në shtëpi në këmbë.

Dëshmitarë të shumtë u shprehën të habitur nga e gjithë një skenë, por edhe të mahnitur nga forca e gruas./tvklan.al