Dy të huaj ranë në dashuri pasi kishin një vajzë së bashku, kjo falë farëzimit artificial anomin.

Aminah Hart dhe  Scott Andersen që jetojnë në Victoria në Australi, u panë për herë të parë në vitin 2013, një vit pasi kishte lindur vajza e tyre Leila.

328253B400000578-3507193-With_football_season_starting_around_the_time_of_their_wedding_M-a-51_1458794683997

Scott ishte një dhurues anonim sperme, ndërkohë që Aminah kishte vendosur që të kishte një fëmijë me farëzim artifcial, pas humbje tragjike të dy bebeve të saj, Marlon and Louis, si pasojë e një sëmundje gjenetike.

Ajo ishte përgatitur për mëmësinë, por ende nuk e dinte që ardhja në jetë e të bijës Leila, do të sillte dhe dashurinë dhe burrin që do të martohej, në një dasmë përrallore buzë oqeanit.

3282539600000578-3507193-The_pair_exchanged_vows_at_a_very_low_key_wedding_in_front_of_13-a-38_1458794683000

Pas lindjes së vajzës, ishte nëna e Aminah, e cila pasi gjeti një internet një foto të Sccot Andersen, i sygjeroi të bijës që të kontaktonte klinikën dhe të pyeste nëse dhuruesi kishte dëshirë të takonte fëmijën e tij.

Fatmirësisht Andersen, kishte lënë shënim që kishte dëshirë që të takonte fëmijët që do të lindnin nga dhurimi i tij. Pas takimit me njëri-tjetrin, ata ranë në dashuri.

Sccot i propozoi asaj për martesë dhe 12 muaj më vonë çifti bëri betimet e tij në një dasmë buzë oqeanit me 130 të ftuar./tvklan.al