Shtatzënia e Kate Hill ishte kaq e pazakontë sa lindja e dy vajzave të saj është konsideruar si mrekulli.

Nëna e dy vogëlusheve nga Brisbane dhe bashkëshorti i saj Peter kishin vite që përpiqeshin të bënin një fëmijë.

Në 2006 –ën, Hill u diganostika me sindromën e vezoreve policistike, një gjendje hormonale që e pengon ovulimin. Ajo iu nënshtrua trajtimeve me hormone dhe më në fund mbeti shtatzënë, jo një herë, por dy.

Ishte një fenomen kaq i rrallë, sa ekzistojnë vetëm

10 raste

të tilla të dokumentuara në botë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”64″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]Hill ngjizi dy fëmijë, 10 ditë nga njëri – tjetri, që do të thotë se ajo mbeti shtatzënë ndërkohë që ishte shtatzënë.

Herën e parë ajo mbeti shtatzënë me binjakë, ndërsa 10 ditë më vonë me trinjakë. Fatkeqësisht çifti e humbi një prej bebeve gjatë shtatzënisë.

Dy vajzat Charlotte dhe Olivia lindën të dyja njëherësh, dy ditë përpara datës së parashikuar për ndërhyrje  cezariane. Ato ishin të ndryshme nga njëra – tjetra, si në peshë ashtu dhe në zhvillim.

Sot vogëlushet janë 10 mujashe dhe sipas prindërve të tyre, kanë grup gjaku të ndryshëm./tvklan.al