Gruaja me flokët më të gjatë në botë, e cila i mban ato në formë rastash është martuar me një parukier, të cilin e njohu online, pas rekordit të vendosur për gjatësinë më të madhe të flokëve rasta, rreth 17 metra.

Tashmë ai merret me përkujdesjen e flokëve të saj, të cilat duan dy ditë të lahen dhe të thahen.

E njohur me nofkën “Rasta Rapunzel”, 50 – vjeçarja Asha Mandela është paralajmëruar disa herë nga mjekët që mund të përfundojë e paralizuar nga pesha e flokëve të saj, që po i shkaktojnë dëmtime të shpinës. /tvklan.al