Një grua nga Maqedonia ka arritur që të shpëtojë nga vdekja në Gjermani, pas skenarit të përgatitur nga bashkëshorti i saj për ta ekzekutuar përmes një vrasësi të paguar. Gjithë skena ishte planifikuar që bashkëshorti 39-vjeçar më pas të përfitonte sigurimin e posaçëm jetësor me vlerë prej 250 mijë Euro të paguar nga gruaja e tij e re 34-vjeçare. Për shkak të problemeve financiare, bashkëshorti në fillim të 2017, në tre raste kishte bërë përpjekje për të gjetur një vrasës.

Ai i kishte thënë një mikut të tij që t’i vriste gruan, mirëpo ai pas dy refuzimeve, në rastin e tretë pranon dhe për këtë kishin rënë dakord që ai të merrte 50 mijë Euro. Bashkëshorti i ka dhënë vrasësit 7 mijë Euro, por ai kishte humbur gjurmët dhe kurrë më nuk i ishte lajmëruar.

Por tentativat nuk kanë të ndalur. 39-vjeçari tenton të bindë shoqen e gruas së tij për të kryer krimin. Natën e 29 Nëntorit, gruaja vrasëse apo shoqja e viktimës, me ndihmën e burrit ka hyrë në shtëpinë e tyre, ku në mëngjes ka sulmuar gruan e vetme në shtrat, të cilës i ka shkaktuar plagë, por ajo ka arritur që të dalë në ballkon dhe të kërkojë ndihmë. Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe viktimës iu konstatuan lëndime në trup nga goditjet me thikë. Autorja e sulmit është arratisur në drejtim të panjohur dhe policia ende po vijon kërkimet. /

INA