Një avion që udhëtonte nga Los Angeles në Houston të SHBA-ve devijoi rrugën pasi një grua u përpoq të hapte derën emergjente afër fundit të udhëtimit.

Sipas “BBC”-së, policia nuk e ka identifikuar gruan,  e cila u mor nën kontroll nga një oficere policie që sapo u ishte bashkuar forcave dy javë më parë.

Një pasagjer i fluturimit 4519 të Southwest Airlines tha për “KHOU-TV” se gruaja po sillej në mënyrë të çrregullt gjatë të gjithë udhëtimit.

“Ajo shkroi “ndihmomë” dhe emrin e saj” në pecetë, tha ai. “E dija që diçka nuk shkonte”, tha pasagjeri.

Kompania tha në një komunikatë se piloti zgjodhi të devijojë udhëtimin për në Teksas, pas raportimeve për rrezik në avion. FBI-ja po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al