Një grua në Kinë prej 7 vitesh prodhon gurë nga lotët e saj dhe i është drejtuar medias për të kërkuar ndihmë, pasi mjekët nuk e marrin seriozisht.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, Ding Aihua, nisi të ndjente dhimbje në sy rreth 7 vite më parë dhe bashkëshorti i saj, Liang Xinchun, u trondit kur gjeti një gur brenda kapakut të syrit. Që prej asaj kohe, ajo prodhon gurë sa herë qan.

PAY-Liang-Xinchun

Liang shprehet se asnjë doktor nuk ka mundur t’i japë shpjegim këtij fenomeni të çuditshëm dhe se, sa herë shkojnë në spital, ata e trajtojnë atë dhe bashkëshorten e tij si të ishin të çmendur.

Pasi ia hoqi gurin e parë nga syri, gruaja ishte mirë për pak kohë, por më pas ai gjeti një tjetër.

Sipas Liang, këta gurë të vegjël janë të vështirë për t’i hequr. Ai deklaron se ka mbledhur 10 të tillë nga sytë e bashkëshortes së tij, ndërsa shpjegon se Ding Aihua ndjen dhimbje të tmerrshme.

Për shkak se mjekët nuk i marrin seriozisht, çifti vendosi që këtë problem ta publikojë në media për t’i binduar ata se nuk janë të çmendur.

“Mirror” shkruan se gazetarët që e shoqëruan çiftin për në spital, pranuan se ishin shtangur nga çfarë kishin parë dhe nuk kishin një shpjegim se për çfarë mund të bëhej fjalë. /tvklan.al