Kjo është Ortanca Pacari, një 65 – vjeçare nga Rumania, e cila shpenzoi 20 vite për të realizuar këtë jelek me flokët e saj.

Ortanca jeton në një fshat në verilindje të Rumanisë dhe tradita e këtij fshati është që një grua nuk duhet t’i hedhë kurrë flokët.

Prandaj ajo vendosi që të respektonte këtë traditë dhe i ruajti flokët në një çantë, e pas 20 vitesh, vendosi të thurë këtë jelek.

“Të moshuarit në anët tona thonë se nuk duhet ta çosh dëm flokun sepse është njësoj si të çosh dëm bukurinë. Fillova t’i mbledh flokët kur isha 40 – vjeçe dhe në moshën 60 – vjeçare kisha rreth 1 kilogramë flokë, aq sa më nevojitej për të bërë një jelek”,

– u shpreh ajo.

Ortanca i kishte flokët e gjata deri në bel dhe një fije e kaloi dy herë në gjilpërë, në mënyrë që të ishte më rezistent. Asaj iu desh një javë për ta mbaruar jelekun.

Pasi e mbajti në shtëpinë e saj për 5 vite, ajo ia dhuroi atë një muzeu etnografik./tvklan.al