Kelly Cochran, e cila është duke vuajtur dënimin për vrasjen e të dashurit, u dënua ditën e mërkurë me 65 vjet burg për një tjetër krim atë të vrasjes së bashkëshortit, raporton “Chicago Tribune”.

 35-vjeçarja e ka kryer krimin makabër në vitin 2014 në Miçigan, SHBA. Pasi e ka vrarë të dashurin e saj Chris Regan, ajo e ka copëtuar mishin e tij dhe më pas ja u ka shërbyer miqve të saj për darkë.

Unë besoj se e hëngrëm mishin e tij

“, tha David Saylor, duke shtuar se nuk dukej si mish pule apo derri.

Krimi i ndodhur katër vite më parë është kryer në bashkëpunim më bashkëshortin e Kelly-t, Jason Cochran.

Por e reja nuk ndalet më kaq. 35-vjeçarja ka vrarë në Shkurt të vitit 2016 dhe bashkëshortin e saj, Jason duke i dhënë atij një mbidozë heroine dhe më pas e ka mbytur me duar, derisa ai dha shpirt.

Nga hetimet e kryera rezulton se Kelly Cochron mund të ketë vrarë dhe nëntë persona të tjerë.

Hetimet lidhur me krimin e saj të parë nisën Tetorin e vitit 2014 me zhdukjen e babait të dy fëmijëve kur autoritetet gjetën makinën e Chris Regan të braktisur në një park.

Nga kërkimet që bënë hetuesit ata arritën të zbulonin për lidhjen e 53-vjeçarit me Cochrans.

Gjatë intervistës së saj të parë me autoritetet, Kelly Cochran pranoi lidhjen, duke u thënë hetuesve se kishte një marrëdhënie të hapur me burrin e saj.

Kelly Cochran do të qëndrojë në burg deri sa të ndërrojë jetë, pasi për krimin e parë është dënuar me burgim të përjetshëm.

/tvklan.al