Një grua ka shpëtuar për mrekulli, pasi pllaka metalike e një kamioni i ra në kokë.

Katie Addison-Snart, 36 vjeçe nga Lincolnshire në Angli  u plagos një kokë dhe i shpëtoi vdekjes për mrekulli, ndërsa djali i saj nuk mori lëndime.

36- vjeçarja ka qenë në automjet së bashku me djalin e vogël 4- vjeçar dhe në momentin  që ishte dukë nxjerrë vogëlushin e saj, u godit nga një pllakë metalike, e cila u rrëzua nga një kamion që po kalonte aty pranë.

Ajo iu nënshtrua një operacioni pesë-orëshe, ku kirurgët i vunë pllaka metalike në kafkën e saj dhe u qep me 40 penj./tvklan.al