Një 46-vjeçare është gjetur e vdekur, pasi është sulmuar nga një krokodil. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Thornton, në zonën e Queensland, në veri të Australisë.

Mësohet se gruaja po notonte sëbashku me shoqen e saj, rreth orës 10:30 të darkës me orën lokale, në një zonë të cekët të plazhit, kur në atë moment njëra prej tyre është sulmuar nga krokodili.

Deputeti i zonës Warren Entsch, duke folur për këtë ngjarje, tha se duhet të fajësohet viktima dhe jo krokodili.

“Nuk mund të miratosh ligje kundër marrëzisë njerëzore”

 – tha Entsch, duke theksuar se plazhi Thornton ka mjaft tabela që paralajmërojnë rrezikun nga krokodilët dhe se në këtë zonë mund të shkohet vetëm me anë të mjeteve lundruese.

“Kjo është tragjedi, por  ajo ishte e shmangshme. Nëse do të shkoni në orën 10 të natës në këtë zonë, sigurisht që kjo ndodhi do të ishte e imagjinueshme”

– shtoi ai ./tvklan.al