Nikola Gruevski është i gatshëm të arrestohet vetëm që gjuha shqipe të mos zyrtarizohet në Maqedoni. Është kjo deklarata e ashpër e kryeministrit në detyrë të Maqedonisë dhenë për një televizion lokal.

“Unë dal vullnetar, nëse kjo është kërkesa e Zaevit, që unë të arrestohem, burgosem, keqtrajtohem, dhe serish VRMO-ja do ta mbështesë qeverinë e tij të brishtë deri në zgjedhjet e ardhshme për të cilat në mund të biem dakord që tani. Lëreni atë të më sulmoje mua, por ndaloni se sulmuar themelet e shtetit”.

Për herë të parë Gruevski i ka bërë oferte të hapur kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të formuar se bashku qeverinë.

“Jemi të gatshëm të mbështesim LSDM-ne si një qeveri në minorancë nëse ata do të heqin dore nga ligji që do të zyrtarizoje gjuhen shqipe, nga Platforma e Tiranës dhe propozimi për të ridefinuar dhe degraduar Maqedoninë. Nëse Zaevi insiston aq shumë që të jetë kryeministër, ne do ta lëmë atë të implementoje programin e tij, për aq kohe sa ai nuk do të sulmojë shtetin dhe interesat kombëtare”.

Nuk ka vonuar reagimi i LSDM, pas deklaratës se Gruevskit, e cila në mënyrë të qarte le të kuptohet se social demokratet maqedonas nuk pranojnë ofertën e tij. Ne reagim thuhet se “shumica e qytetareve votuan për t’i dhëne fund regjimit korruptues”./ TV KLAN