Nikola Gruevski nuk tërhiqet nga kërkesat e tij për zgjedhje të parakohshme dhe dënimit që i bën platformës se partive shqiptare të Maqedonisë. Ish kryeministri i Maqedonisë, në një interviste për një televizion vendas, deklaroi se do t’i kërkojë komisionerit Johannes Hahn që të dënojë platfomën shqiptare, gjatë vizitës që komisioneri europian do të bëj  nesër në Shkup.

Nikola Gruevski: “

Ajo që presim nga Hahn është që të dënojë platformën e arritur në Tiranë, të dënojë përzierjen e shteteve tjera në punët e brendshme të Maqedonisë. Nëse ndodhë e kundërta, do të bëhet keq, do të ketë probleme që do të dëmtojnë të ardhmen e Maqedonisë

Veç të tjerash kreu i  VMRO bëri me dije se partia e tij po përgatit një dokument, i cili do t’i ofrohet të gjitha partive të mëdha, për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Gruevski tha se dokumenti nuk favorizon asnjë parti politike ndërsa ruan karakterin unitar të shtetit, por pa dhënë detaje tjera mbi përmbajtjen e tij.

Menjëherë pas intervistës së Gruevksit ka reaguar LSDM, e cila tha se nga Gruevski pritet që të largohet sa më parë nga pushteti dhe t’i lëshoje vendin qeverisë së re.

Tv Klan