Lideri iVMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për herë të parë pas 8 vjetësh në Alsat thotë se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre. Në një intervistë, Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët, ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.

Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave mazhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën. Ai në këtë emision flet edhe për Ligjin për përdorimin e Gjuhëve./INA