Partia e Nikola Gruevskit, VMRO-DPMNE ka kërkuar sërish që LSDM të heq dorë publikisht dhe në mënyrë të qartë nga platforma e partive shqiptare, të cilën e quan platforma e Tiranës.

Sipas VMRO-se, platforma do të shndërroje Maqedoninë nga një shtet multi-etnik në një shtet binacional.

Duke komentuar protestat e maqedonasve kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, në deklaratën e VMRO-se thuhet se revolta e popullit po bëhet gjithnjë e madhe, pasi, politika e Zaevit nuk është e sinqerte.

VMRO- serish përsëriti ofertën e saj se “nëse Zaevi heq dorë nga Platforma e Tiranes, atëherë ajo do t’i japë mbështetjen qeverisë se tij”.

LSMD kërkon që presidenti Ivanov t’i japë mandatin Zoran Zaevit brenda 10 ditësh, duke theksuar se platorma qeverisëse garanton unitetin e shtetit. / TV KLAN