Agim Ibraimi nuk do të jetë ndaj Shqipërisë në takimin e së hënës në Shkodër. Sulmuesi i Astana është dëmtuar sipas njoftimit të Federatës Maqedonase të Futbollit.

Ai do të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën ballkanase. Trajneri Igor Angelovski nisi grumbullimin dhe deri më 5 Shtator do të ketë vetëm përgatitje, pasi nuk është parashikuar asnjë miqësore.

Te përfaqësuesja e Maqedonisë besohet të rezultate pozitive në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 dhe i këtij mendimi është edhe lojtari i Shkëndijes, Besart Ibraimi. Futbollisti i skuadrës tetovare është një ndër shqiptarët e grumbulluar për sfidën e parë në këtë aktivitet.

Tv Klan