grupet-e-interesitPërfaqësues të sindikatave, Shoqatës së Pensionistëve, ish- pronarë e ish- të përndjekur njëzëri kanë kundërshtuar reformën e qeverisë për pensionet.

Në një tryezë të thirrur nga Partia Demokratike ekspertë të fushës si dhe grupe të interesit e cilësuan varfëruese skemën e qeverisë për të rritur moshën e pensionit për gratë në 63- vjeç dhe burrat në 67- vjeç.

Propozime konkrete pati edhe nga Unioni i Sindikatave të pavarura.

Për kreun e demokratëve Lulzim Basha reforma e pensioneve është goditje ndaj shtresave në nevojë.

Ndaj nisur dhe nga shqetësimet e ngritura në tryezën e thirrur nga opozita, ai tha se po punohet për një platformë të re për pensionet dhe çështjet sociale, që sipas tij do të ketë në themel kujdesin ndaj qytetarëve.

Pavarësisht bojkotit të opozitës nga parlamenti, Basha tha se opozita do të përdorë çdo hapësirë ligjore dhe qytetare për të qënë sa më pranë qytetarëve të saj, e në mënyrë të veçantë shtresave në nevojë, ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë.

Hartimi i strategjisë së pensioneve nga opozita është dokumenti i dytë pas asaj për reformën në sistemin e drejtësisë, të paralajmëruar ditë më parë nga kryetari Basha.

Tv Klan