grupigjakutShkencëtarët në Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar se ka një lidhje të fortë mes grupit të gjakut të një individi dhe humbjes së memories pas moshës 45-vjeçare.

Një grup studiuesish, të udhëhequr nga Meri Kushman e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Vermontit, për një periudhë 3-vjeçare mori në shqyrtim nëj sërë të dhënash të rreth 30 mijë shtetasve amerikanë.

Në përfundim, është arritur të përcaktohet se shumica absolute e atyre që i përkasin grupit të gjakut AB – që përbën 4% të totalit të popullsisë botërore – kanë rrezikun më të lartë të kenë probleme me kujtesën pas moshës 45-vjeçare.

Studimi bën fjalë për memorien e përditshme; të folurën dhe përqëndrimin, të cilat janë ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundje e trurit të përfshira në kategorinë Dementia.

Po ashtu, ky studim – që është botuar edhe në revistën e specializuar amerikane “Neurologjia”, të dhënat e tij janë marrë kryesisht nga ato hulumtime që kanë përcaktuar më herët se grupi i gjakut mund të ndikojë edhe te problemet me zemrën.

Në këtë pikë, sëmundje kardio-vaskulare kanë më pak rrezik t’u shfaqen atyre personave që i përkasin grupit të gjakut 0.

Ndaj, një nga këshillat kryesore të mjekëve për një jetë të shëndetshme është respektimi i një diete të balancuar ushqimore, kryerja e ushtrimeve fizike për mbajtjen e trupit në formë dhe moskonsumimi i duhanit.

Tv Klan