ABC News ka mësuar nga dosja sekrete e mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se grupi kriminal i Moisi Habilajt ka dërguar në brigjet italiane nga vitit 2013-2017 rreth 30 tonë drogë kanabis sativa. 

Grupi kriminal i drejtuar dhe i organizuar nga vëllezërit Habilaj kanë trafikuar nga brigjet shqiptare drejt atyre Italiane rreth 30 tonë kanabis sativa.

Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit italian, ku ky aktivitet kriminal ishte kryer në harkun 2013-2017. Gjatë biseda të përgjuara dhe të bëra publike tashmë nga gjykata e Katanias, anëtar të këtij grupi shqetësohen për mjetet të siguruar mjete të shpjeta lundruese me tre motor, të cilët konsiderohen edhe si gomone oqeanike. Vetëm në dy aksionet e fundit të kryera në Itali e në Shqipëri, grupit që udhëhiqej nga Moisi Habilaj e Florian Habilaj dhe anëtareve të tjerë, Nezar Seiti, Meriadian Suluaj e Armando Sulaj, iu sekuestruan në total rreth 8 tonë drogë.

Fillimisht, në zonën e Brindisit u kapën rreth 3.5 tonë kanabis dhe ishte dërguar nga banda e Habilaj me mjete lundrues gjatë muajit shtator. Por vijimi i aksionit edhe në territorit shqiptar çoi në zbulimin edhe të 4 tonëve të tjera drogë të magazinuar dhe e gatshme për transport detar, në zonën e Babicës së Vogël në qytetit e Vlorës. Por ky aksion diskret, solli edhe përplasjen ndërmjet policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku deri në momentin e kryerjes së operacionit, uniformat blu u mbajtën larg nga frika e dokonspirimit.

Gjithashtu, ABC News ka mësuar në dosjen e cila mbahet sekret nga organi qëndror i akuzës se, gjatë vitit 2014-2015, grupi kriminal i Habilajve ka dërguar në Itali ngarkesa me drogë edhe në rrugë ajrore, konkretisht në zonën e Akrenisë, po në Vlorë. Për këtë aktivitet kriminal, Prokuroria e krimeve të rënda në bashkëpunim me homologët e Katanias, të cilët kanë kryer përgjimet edhe në territorin Shqiptar, prangosjen e Deputetit Saimir Tahiri. Emri i ish-ministrit të Brendshëm ka dalë gjatë biseda me anëtarët grupit si edhe i ka ndihmuar këta të fundit të jenë të paprekshëm në qarkun e Vlorës. Aktualisht fati i deputetit Tahiri mbetet në dorën e ligjvënësve nëse do t’ia heqin apo jo mandatin e deputetit. Prokuroria kërkon burgosjen e Tahirit, pasi ai akuzohet për “trafik të narkotikëve e kryer në grupin e strukturuar kriminal” dhe “korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë”./ABCNews