Të gjitha kallëzimet apo informacionet që janë siguruar nga policia për grupi e Emiljano Shullazit, do t’i bashkohen dosjes të cilët po heton Prokuroria për Krimet e Rënda.

Mësohet se aktivteti i tre të arrestuarve ishte i shtrirë edhe jashtë Tiranës, ku sipas informacioneve janë shantazhuar disa biznesmenë.

Rasti i fundit i bërë publik, është ai i Adriatik Kërçukut, i cili kishte kallëzuar në Policinë e Fierit, Emiljano Shullazin për gjobëvenie.

Ngjarja ka ndodhur në Janar të këtij viti, ku disa persona i janë paraqitur në biznesin e tij dhe një person i është prezantuar si Emiljano Shullazi.

E gjithë kjo histori është treguar nga punëtori i Kërçukut, pasi vetë ai nuk e ka takuar asnjëherë Shullazin.

Duke qënë se ai nuk ka pranuar, në oborrin e biznesit të tij ka shpërthyer një sasi një tritoli disa ditë më pas. Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit.

Por dita kur pretendohet se 4 persona kanë kërcënuar në emër të Emiljano Shullazit është fshirë nga serveri.

Një fakt tjetër është se në këtë ditë, në bazë të sistemit TIMS, Emiljano Shullazi rezulton të ketë qënë jashtë vendit.

Tv Klan