Një futbollist i ekipit të Domosdova është vënë në pranga nga efektivët e policisë së Tepelenës.

33 – vjeçari Kristjan Lleshi, banues në Përrenjas, gjatë takimit Tepelena – Domosdova, të zhvilluar në stadiumin “Sabaudin Shehu”, ka goditi me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me iniciale A.M.

Futbollisti tashmë do të duhet të përballet me akuzën e “goditje për shkak të detyrës”./tvklan.al