Pep Guardiola nuk mbërrin për herë të parë në çerekfinalet e Champions League në karrierën e tij si trajner. Manchester City u mund 3 – 1 nga Monaco në ndeshjen e kthimit edhe pse në sfidën e parë kishte fituar me rezultatin 5 – 3. Golat në fushë kundërshtare favorizuan skuadrën franceze. Mediat angleze e quajnë një dështim. Paraardhësi i tij Manuel Pellegrini u largua për të njëjtin shkak, dështimi në Europë.

Pep Guardiola (Trajner i Manchester City)

Erdha këtu për të fituar Champions League. U përpoqa dhe do të përpiqem sërish në të ardhmen. Kjo do të na shërbejë si mësim

.

Shumë shpenzime në merakto, por asnjë rezultat konkret, pasi Manchester City rrezikon ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe. Në garë për trofeun është dhe Atletico Madrid pas barazimit pa gola me Bayer Leverkusen. Ekipi spanjoll e kishte fituar me rezultatin 4 – 2 takimin e parë të zhvilluar në Gjermani. Të premten do të hidhet shorti i fazës çerekfinale.

Tv Klan