Punën e tij tek Manchester City, Pep Guardiola e nisi duke kërkuar që bari i fushës të stadiumit dhe asaj të stërvitjes të kishte një gjatësi prej 19 milimetrash. Për shkak të motit në Angli u ra dakord që të ishte 23 milimetra.

Ai përcaktoi edhe normën e ujitjes së fushës. Stili i tij i lojës me pasime të shpejta funksionon më mirë në një terren të tillë. Humbja e fundit në Anfield Road ndaj Liverpoool nuk e zbeh faktin se ai ka ndërtuar një Manchester City mjaft të bukur për tu parë në lojë dhe superior në kampionat. Skuadra mund ta përfundojë këtë sezon me 100 pikë të grumbulluara dhe të shtunën, mund të rezultojë qershia mbi tortë.

Fitorja në derbi me United do t’i sigurojë titullin kampion. Do të ishte madhështore për klubin, por edhe për trajnerin spanjoll që do të merrte një trofe në ndeshjen ndaj rivalit të tij më të madh, Jose Mourinho.

City po kryeson Premierleague me 84 pikë, 16 më shumë se United. E gjitha kjo nuk erdhi si me magji, por me shumë punë dhe këmbëngulje për perfeksion nga ana e trajnerit.

3 kampionate me Bayern pas atyre 3 me Barcelonën ishin eksperienca e duhur për teknikun. Këtë sezon më shumë se kalitja e shpirtit të skuadrës Guardiola pa se lojtarëve iu duhej një histori që t’i lidhte ata me klubin, por dhe tifozët me skuadrën. Kështu që bashkë me psikologun e klubit ai punoi për tu rrënjosur lojtarëve jo vetëm ndjenjën se çdo të thotë të luash për Manchester City, por #farë do të thotë të jesh nga Manchester.

Tv Klan