Rikthimi ndodhi shumë shpejt, por këtë herë si kundërshtar. Pep Guardiola u prit si njeri i shtëpisë në Mynih, edhe pse kishte ardhur për të mundur Bajernin, tashmë si trajner i Manchester City.

Dueli i parë me ish – ekipin dhe me trajnerin rival Carlo Ancelotti nuk përfundoi mirë për katalanasin, edhe pse humbja erdhi në një ndeshje miqësore.

Guardiola, nga ana e tij, pavarësisht pritjes së shkëlqyer, është i huaj në “Alianc Arena”, thjesht një rival. Ai ka nisur menjëherë nga puna që Manchester City të pretendojë seriozisht titullin në Angli dhe Championsin.

Bashkë me Carlo Ancelottin, bëri shumë ndryshime, dhe në fushë luajtën edhe dy lojtarë me origjinë nga Kosova, Celina për Sitin dhe Shabani për Bajernin.

Emocionet tashmë kaluan dhe Guardiola dhe Ancelotti do të vazhdojnë përgatitjet që ekipet e tyre të jenë në formën më të mirë të mundshme gjatë një tjetër sezoni të fortë e të rëndësishëm.

Tv Klan