Pep Guardiola është prezantuar para tifozëve si trajneri i ri i Manchester City. Një turmë e madhe e priti përpara stadiumit, ku ishte ngritur një skenë enkas për Guardiola.

“E vendosa veten në provë në Barcelonë, më pas në Gjermani dhe tani jam këtu. Qëllimi ynë është që të bëjmë krenar tifozët e Manchester City çdo herë që do të zbresim në fushë dhe në fund do të bëjmë llogaritë”

– tha Guardiola, që pak muaj më parë firmosi një marrëveshje 3 – vjeçare.

pepe

Pep Guardiola premtoi se do të ndërtojnë një ekip të fortë me ata që janë pjesë e grupit dhe të tjerë që do të vijnë. 45 – vjeçari tha se e kishte ëndërr të luante me fanellën e Manchester City, por tani është bërë realitet.

Këtë sezon në Premier League do të ketë përsëri një emocione, pasi te Manchester United trajner është Jose Mourinho.

Tv Klan