Pep Guardiola firmosi një marrëveshje të re me Manchester City. Një rritje page dhe zgjatje qëndrimi për trajnerin që riktheu titullin kampion te Citizens. Kontrata iu zgjat me 2 vjet dhe Guardiola do të drejtojë Manchester City deri në 2021.

Ai do të përfitojë 23 milionë euro në sezon sipas “Daily Mirror”. Me këtë rritje të pagës, Pep Guardiola bëhet ndër tre më të paguarit në botë.

Sipas një renditje të publikuar muajin e kaluar nga revista “France Football”, ai është në të njëjtën kuotë si Marcello Lippi, i cili është në stolin e përfaqësues së Kinës, ndërsa i pari është Jose Mourinho me 26 milionë euro në sezon.

Këto të dhëna bazohen në sezonin që pritet të përfundojë dhe përllogaritjet janë bërë mbi shuma bruto, në të cilat futen edhe të ardhurat nga bonuset.

Tv Klan